Zelensky: Ukrainës i duhen 160 avionë luftarakë

Zelensky: Ukrainës i duhen 160 avionë luftarakë

Ukraina ka nevojë për rreth 100 avionë luftarakë më shumë sesa është premtuar deri më tani, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Për një forcë ajrore efektive, ne kemi nevojë për 160 avionë luftarakë. Kjo do të parandalojë efektivisht dominimin rus në hapësirën ajrore të Ukrainës” tha Zelensky në një intervistë televizive me rrjetin televiziv publik kombëtar të Portugalisë.

Zelensky tha se Ukraina ka marrë premtime për 50 ose 60 F-16 amerikanë nga vende të ndryshme evropiane. Zëdhënësi i Forcave Ajrore Yuriy Ikhnat tha më herët se vendit i duhen rreth 128 F-16.

Danimarka, Holanda dhe Norvegjia kanë premtuar t’i japin Ukrainës F-16.

Kievi do të ndërtojë fortifikime të reja

Kryeqyteti ukrainas planifikon të ndërtojë më shumë fortifikime pasi rreziku i një sulmi rus mbetet, thanë sot autoritetet e Kievit.

Në fillim të pushtimit rus në fund të shkurtit 2022, forcat ruse u përpoqën të kapnin kryeqytetin, por më pas u tërhoqën përballë rezistencës së ashpër të Ukrainës.

Kryebashkiaku Vitaly Klitschko theksoi se Kievi do të ndajë 800 milionë hryvnia (21.74 milionë dollarë) për ndërtimin e fortifikimeve dhe nevojave të tjera urgjente ushtarake.

“Kiev është dhe do të jetë objektivi numër një prioritar i armikut,” tha Serhiy Popko, kreu i komandës ushtarake.

Forcat ruse kanë kapur zona në Ukrainën lindore dhe jugore dhe aktualisht nuk ka asnjë tregues se ata po planifikojnë një sulm tjetër në kryeqytetin ukrainas.

Megjithatë, Kievi është shënjestruar rregullisht nga sulmet me raketa dhe dron. Sulmi i fundit vrau dy persona të mërkurën.

MARKETING