Administrata ushtarake në Niger do ta dëbojë ambasadorin e Francës

Administrata ushtarake në Niger njoftoi se i është hequr imuniteti ambasadorit francez në Niamey, Sylvain Itte, dhe se i njëjti do të dëbohet, transmeton Anadolu.

Më 25 gusht, administrata ushtarake i tha ambasadorit francez 48 orë për t’u larguar nga vendi, por ai u largua.

Në notën e dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Nigerit për Ministrinë e Jashtme Franceze, thuhet se Itte nuk do të mund të përfitojë nga privilegjet e statusit të tij diplomatik që nga 28 gushti, pasi ai nuk u largua nga vendi pavarësisht skadimit të kohës që i ishte dhënë, andaj edhe u anulua letra e tij kredenciale.

Raportohet se policia e Nigerit ishte udhëzuar të dëbonte ambasadorin Itte.

Gjithashtu thuhet se u anuluan kartat diplomatike dhe vizat e familjes së Itte-s.

Kur Ministria e Punëve të Jashtme të Nigerit i dha ambasadorit 48 orë për t’u larguar nga vendi, Franca deklaroi se “junta nuk është autoritet që mund të kërkojë largimin e ambasadorit francez”.

Ambasadori Itte nuk u largua nga vendi pavarësisht skadimit të kohës dhe presidenti francez, Emmanuel Macron përsëriti më 28 gusht se ata nuk do ta tërheqin Itte-n pavarësisht presionit.

Franca ka rreth 1.500 ushtarë në Niger dhe një bazë ushtarake pranë aeroportit Diori Hamani.

Administrata ushtarake, e cila erdhi në pushtet në Niger më 26 korrik, njoftoi se pesë marrëveshjet e bashkëpunimit ushtarak të nënshkruara me Francën u anuluan.

Grushti i shtetit në Niger

Presidenti Mohammad Bazum në Niger u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi se kishte marrë pushtetin.

Komandanti i Regjimentit të Gardës Presidenciale, Gjeneral Abdurrahmane Tchiani, më 28 korrik u bë kreu i qeverisë kalimtare të quajtur CNSP.

CNSP emëroi Lamine Zeine si kryeministër më 7 gusht dhe më 10 gusht shpalli kabinetin prej 21 anëtarësh, i përbërë nga ushtarë dhe civilë.

MARKETING

Të ngjajshme

Koalicioni VLEN ka akuzuar Arben Taravarin për tradhti ndaj vullnetit të votuesve shqiptarë, duke e cilësuar rolin e tij si ndërmjetës për rikthimin e BDI-së në pushtet një “vetëvrasje politike”. Sipas VLEN-it, Taravari ka vepruar pas shpinës së qytetarëve dhe të partnerëve politikë, duke ndërhyrë për të bindur VMRO-DPMNE-në që të pranojë BDI-në në qeveri. Ata pretendojnë se kjo është bërë për interesa personale apo për shkak të shantazhit. VLEN thekson se pavarësisht këtyre manovrave, do të vazhdojë të mbrojë votën shqiptare dhe të kundërshtojë çdo pazar të fshehtë politik që synon të rikthejë në pushtet strukturat e vjetra të BDI-së.  Në vijim po ua përcjellim të plotë reagimin e VLEN-it:  Pas zhveshjes dhe demaskimit që iu bë dje nga foltorja e Kuvendit, Arben Taravari u ka borxh votuesve një përgjigje të sinqertë: çfarë halli e detyroi atë që ta marrë rolin e shkuesit të Ali Ahmetit e Artan Grubit te Hristijan Mickoski?  Pse Taravari e luste Mickoskin që ta marrë BDI-në në Qeveri?  Pse ky njeri vepronte tinëz për ta ngjallur “kufomën politike” siç e quante ai?  Këto përgjigje ua ka borxh qytetarëve që ua kërkoi votën për Ndryshimin e së keqes të quajtur BDI pak muaj më parë. Sot më nuk ka asnjë dyshim se plani i Artan Grubit dhe Arben Taravarit ka qenë i qartë të rrëzohet VLEN-i si përfaqësues i vullnetit të shqiptarëve dhe të kthehet BDI në pushtet nga dritarja, pasi populli e kishte nxjerrë nga dera.  I gjithë opinioni e ka parë se si Taravari, në emisione televizive, fyente VLEN-in dhe votuesit e tij, ndërkohë që thurrte lavde për kryeministrin vetëm për të mbetur në Qeveri. Në mënyrë identike, BDI përmendte “keksa e gurabia” dhe “çizme në tavan” në fushatë, ndërkohë që në dhomën 161 të Kuvendit lypte me çdo kusht të mbetej në qeveri, madje edhe pa kryetar Kuvendi vetëm që VLEN mos t’i përfaqësojë shqiptarët.  Pyetja që shtrohet është kjo:  Çfarë e detyroi Taravarin ta kryejë këtë vetëvrasje politike?  Ishte çështja e “Gjoka Construction ”, apo ndonjë shantazh i mikut të tij të ngushtë, Fatmir Mexhiti, atij që përveç rrogës së drejtorit, e kishte qerasur me nga një mijë euro në muaj?  Sot është e qartë se plani i Artanit është prishur dhe maskat kanë rënë. Taravari ka përfunduar në prehrin e Ali Ahmetit, Blerim Bexhetit, Musa Xhaferit, Bujar Osmanit dhe gjithë kastës politike që për 20 vjet e sundoi këtë vend, por nuk zgjidhi asnjë hall të shqiptarëve.  VLEN do të vazhdojë të mbrojë votën shqiptare nga pazaret e ndyra politike.