Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

MARKETING

Forcat izraelite vranë një palestinez me pretendimet për tentim sulmi në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Në deklaratën e ushtrisë izraelite, pretendohet se një palestinez në qytetin e Hebronit në jug të Bregut Perëndimor ka tentuar të kryejë sulm me automjet në postbllokun ushtarak ku ndodhen forcat izraelite.

Një ushtar izraelit mbeti i plagosur lehtë ndërsa palestinezi, ndaj të cilit u hap zjarr, mbeti i vrarë, thuhet në deklaratë.

Identiteti i palestinezit të vrarë nga ushtarët izraelitë nuk është bërë i ditur.

MARKETING