Vrau 3 persona me ngjyrë e më pas vetën, Policia e Floridas: I riu i urrente zezakët

Vrau 3 persona me ngjyrë e më pas vetën, Policia e Floridas: I riu i urrente zezakët

I urrente zezakët Ryan Palmeter, 21 vjeç, vrau dy burra dhe një grua brenda një dyqani Dollar General në Jacksonville. Sherifi TK Walters në një konferencë shtypi të dielën, tha se i dyshuari “shënjestroi njerëzit me ngjyrë” para se të vriste veten.

“Thënë qartë, të shtënat ishin të motivuara racialisht dhe ai i urrente zezakët”, u tha ai gazetarëve.

Sherif Ëaters tha se ai përdori një pistoletë Glock dhe një pushkë të stilit AR-15 të zbukuruar me skryqin e nazizmit gjatë realizimit të vrasjes që ndodhi pak para orës 14:00.

Policia tha se i dyshuari, hyri në dyqan i veshur me paisje luftarake, një automatik dhe një pistoletë, që cilat i posedonte me leje.
Tre persona u vranë, përpara se autori të vriste veten. Autoritetet thanë se të tre viktimat ishin afrikano-amerikanë dy burra dhe një grua.

Më herët ai kishtë lënë disa shkrime raciste, ku thoshte se i urrente zezakët, këto shkrime i gjeti babai i tij, por kur ai lajmëroi policinë ishte tepër vonë.

MARKETING