Shkupi mund Gostivarin, fiton edhe Shkëndija

Shkupi mund Gostivarin, fiton edhe Shkëndija

FC Shkupi ka mundur 3:1 Gostivarin në Çair, në ndeshjen me interesante të xhiros së 5-të në elitën e futbollit vendor. Finalizimet e Hoxhiq, Sahitit dhe Voshës i dhanë fitoren ekipit nga Çairi, ndërsa golin e nderit për Gostivarin e shënoi Potuk.

Fiton edhe Shkëndija, pasi mundi me përmbysje Rabotniçkin me rezultatin 2:1. Në ndeshjet tjera Brera Strumica u mund nga Bregallnica me rezultat minimal 1:0, Sileksi barazoi 2:2 me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Tikveshi barazoi 1:1 me Voska Sportin. /SHENJA/

MARKETING