(VIDEO) Bytyqi për çmimet: Nuk do të tolerohet askush që rrit çmimet

(VIDEO) Bytyqi për çmimet: Nuk do të tolerohet askush që rrit çmimet

Disa tregtarë sillen në mënyrë të padrejtë dhe joetike, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyçi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me rritjen e çmimit të disa produkteve ushqimore. Ai thotë se nuk do të tolerohet askush që do të marrë vendime të dëmshme për qytetarët.

FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Në këtë pikë nuk do të doja të them emra, sapo t’i kemi ato do ti shfaqim. Nuk mund të hesht ndaj praktikave të padrejta tregtare dhe veçanërisht ndaj praktikave që dëmtojnë bashkëqytetarët e mi dhe veten time. Për sa kohë të jem në këtë pozicion nuk do të hesht, ndërkaq konsideroj se mënyrat që ata I praktikojnë duhet të lihen për një kohë tjetër”.

Ditë më parë, prodhuesit e qumështit dhe produkteve të qumështit njoftuan se do t’i shesin produktet e tyre me çmim më të lartë. Bytyçi thotë se prodhuesit nuk qëndrojnë prapa rritjes së çmimit, por po e bëjnë nën presionin e tregtarëve.

FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Sa i përket rritjes së çmimit të bukës, përpunuesit tashmë kanë deklaruar, gjegjësisht se nuk ka kushte për rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, sepse të gjithë parametrat tregojnë se ka rënie të lëndës së parë të produkte ushqimore”.

Qytetarët shpenzojnë gati gjysmën e pagave për ushqime dhe pije, sipas të dhënave nga shporta e konsumit minimal të prodhuar nga Lidhja e Sindikatave. Në dy vitet e fundit ushqimet janë shtrenjtuar për gati 40 % dhe perimet për 50 %, sipas të dhënave të Entit të Statistikave.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING