Të shtëna në Qendrën Tregtare “Ist Gejt” , nuk ka të lënduar
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se pasdite ka pasur të shtëna me armë zjarri në garazhet e Qendrës Tregtare “Ist Gejt” në Shkup.
“Ka një kallëzim për një qendër tregtare rreth orës 16:00. Nuk ka të lënduar”, thonë nga MPB-ja.
Për momentin policia po kryen ekpertizë. Tani për tani nuk ka informacione se kush ka shtënë dhe cilat kanë qenë arsyet.