Bastisje në Shkup, gjendet droga, arrestohen dy dilerë

Bastisje në Shkup, gjendet droga, arrestohen dy dilerë

MPB bëri të ditur se sot nëpunësit e policisë nga SPB Shkup – Njësiti për Tregti të Paligjshme me Drogë, pas njohurive të marra operative paraprakisht dhe urdhër për bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje shtëpinë e B.M. dhe M.M. në Shkup, ku kanë gjetur rreth një kilogramë marihuanë, materie pluhuri, dy peshore digjitale dhe një sasi të madhe parash.

“Sot (24.08.2023) nëpunësit policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të palejuar me drogë, pas marrjes së njohurive paraprake dhe urdhrit për bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në shtëpinë e B.M. dhe M.M. nga Shkupi. Gjatë bastisjes janë gjetur rreth një kilogram marihuanë, pluhur droge, dy peshore digjitale dhe shumë e lartë parash. Personat janë privuar nga liria dhe kundër tyre, pas dokumentimit të rastit do të vijojnë kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING