(VIDEO) VMRO: Qeveria e dështuar po sjell njerëz nga jashtë për të na bërë presion

(VIDEO) VMRO: Qeveria e dështuar po sjell njerëz nga jashtë për të na bërë presion

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka komentuar vizitën e të dërguarit të posaçëm amerikan Gabriel Eskobar në Shkup. Kreu i VMRO-së tha se Qeveria pasi dështoi në realizmin e asaj që kishte sopuzuar, tani po i lutet ndërkombëtarëve që të vijnë në Shkup për t’i bërë presionë VMRO-DPMNE-së, që t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese.  Micksoksi thotë se presionet e tilla nuk do të kryejnë punë dhe se nuk do të arrihet dy e treta e shumicës parlamentare që të votohen ndryshimet kushtetuese.

Hristijan Mickoski

Ata gjunjëzohen para botës dhe i luten bashkësisë ndërkombëtare që të vijnë në Maqedoni dhe të bëjë presione dhe tortura mbi VMRO-DPMNE dhe rreth shumë qytetarëve të Maqedonisë. Por unë do t’i zhgënjejë, sepse diçka të tillë nuk do të arrijnë dhe kjo që nga 18 gushti ka qenë e qartë, kur u votua rendi i ditës në parlament”

Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Dimitra Kovaçevski mohoi se ka presione dhe tortura rreth VMRO-DPMNE-së. Kovaçevski tha se atë që e thotë Mickoski, ai rikujton ish kreun e tij, Nikolla Gruevskin.

Dimitar Kovaçevski  

“Atë që e ndëgjojë nga kryetari i tanishëm i VMRO-DPMNE-së më rikujton shumë 11 vitet e kryetarit të mëparshëm.  Atë që e dëgjojë është se bota dhe evropa janë bashkuar kundër Maqedonisë së Variut, diçka të tillë kemi dëgjuar edhe në të kaluarën, por ne kemi vërtetuar të kundërtën, edhe përkundër të gjitha histerive dhe fajsimeve të rrejshme se do të bëhet bullgarizimi, do të asimilohemi, humbje të gjuhës dhe identitetit, ne i filluam negociatat me BE-në, duke mbrojtur gjuhën dhe identitetin maqedonas përmes rezolutave”.

Kryeministri më tej tha se nuk duhet lejuar që Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia të ecin përpara në integrimet evropiane, pasi në të kundërtën Maqedonia e Veriut do të ngecë me Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën, shtete që, sipas kryeministri ende nuk i kanë zgjidhur çështjet themelore për qeverisje të shtetit.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING