(VIDEO) Mexhiti: Reformat në sistemin shëndetësor ndihmojnë mjekët amë dhe pacientët

(VIDEO) Mexhiti: Reformat në sistemin shëndetësor ndihmojnë mjekët amë dhe pacientët

Kemi nisur një masë reformuese që u mundëson mjekëve të familjes të përshkruajnë terapi për pacientët e tyre dhe me këtë ne arrijmë disa ndryshime dhe përmirësime thelbësore si për pacientët ashtu edhe për profesionistët e kujdesit shëndetësor, njoftoi ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti në koferencën e sotme për media.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Së pari ne lehtësojmë barrën administrative të mjekëve të familjes si dr. Tunxheva e të tjerë nuk do të kenë më nevojë të referojnë vetëm pacientët, por do të jenë në gjendje të përshkruajnë terapi për pacientët e tyre. Duke vepruar kështu ne forcojmë rolin dhe rëndësinë e tyre në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe i mundësojmë atyre ti diagnostifikojnë pacientët”.

Mexhiti më tej sqaroi se mjekët e familjes e dinë shumë mire gjendjen shëndetësore dhe zhvillimin e sëmundjes sepse ata janë shumë shpesh në kontakt me pacientët e tyre. Ai theksoi se  me këtë masë i mundësohet mjekut të familjes ti kushtojë vëmendje maksimale pacientit.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Për më tepër pacientët marrin shumë, ata duhet të jenë në gjendje tani të marrin këto shërbime me mjekët e tyre të familjes në vend që të shkojnë në qendrën klinike ose në kujdesin shëndetësor sekondar dhe terciar për të humbur kohë, për të shpenzuar fonde, për të kryer punë. Dhe së treti shumë e rëndësishme presioni mbi kujdesin shëndetësor sekodnar the terciar mbi klinikat do të zvogëlohet”.

Mexhiti tha se sipas analizave të tyre rreth 30 % të pacientëve që vijnë çdo ditë në klinikë, vijnë tek specialistët për vazhdimin e terapisë apo shërbimeve që me këtë reformë do të mund ti marrin nga mjeku i familjes. “Reforma po kalon nëpër disa faza, në fazën e parë pas publikimit të protokollit në gazetën zyrtare mjekët e familjes tash mund të përshkruajnë terapi për pacientët” , tha ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING