(VIDEO) LSDM: Bllokada e VMRO-së mund t’i kushtojë vendit 10 miliardë euro

(VIDEO) LSDM: Bllokada e VMRO-së mund t’i kushtojë vendit 10 miliardë euro

Bllokada e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimi i rrugës evropiane nga ana e VMRO DPMNE-së, jo vetëm që shkakton izolim të shtetit dhe ndalim të integrimeve evropiane, por do të ndikojë dukshëm negativisht në përfitimet ekonomike për ekonominë dhe qytetarët, njoftuan sot nga LSDM-ja në pushtet. Ata thonë se bllokada nga DPMNE-ja mund t’i kushtojë vendit tonë 10 miliardë euro më pak mjete nga BE-ja.

LSDM

“Në perspektivë, me përshpejtimin e integrimit evropian dhe anëtarësimit të plotë, programet dhe fondet e BE-së mund të jenë 11 herë më të larta se sa kemi deri tani. Fatkeqësisht, bllokadat e DPMNE-së do të çojnë në humbjen e këtyre mundësive të rëndësishme financiare për shtetin, biznesin dhe qytetarët”.

Ndërkaq nga VMRO-DPMNE sot nëpërmjet një komunikate me shkrim thonë se  populli i Maqedonisë tashmë është i ngopur me humbje në të gjitha sferat e jetës së tij, fundi është arritur prej kohësh dhe me ndryshimet e papranueshme të kushtetutës, nën diktimin bullgar, tashmë është arritur kulmi i pakënaqësisë.

VMRO-DPMNE

“Disfatat e qeverisë, përveç ndryshimeve kushtetuese, edhe në ekonomi, shëndetësi, arsim, drejtësi, ekonomi dhe standardin e jetesës, janë të thella dhe të pariparueshme, aq më tepër çdo ditë e më tepër, nëse ky grup do të qëndrojë në pushtet. Këtë grup kriminelësh në pushtet, qytetarët nuk i vrasin, as politikat e tyre, as deklaratat bajate, e më së paku fjalët boshe që nxjerrin çdo ditë në media”.

Në pesë vitet e para pas anëtarësimit, te vendet e BE-së, ritmet e rritjes së BPV-së u rritën nga 80 në 90 %, por në rast të mosvazhdimit të proceseve integruese, ato ritme mund të mbeten të paarritshme për vendin tonë, si dhe hapjen e dyert drejt Evropës një treg me 500 milionë konsumatorë për kompanitë e vendit”, thonë nga LSDM.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING