Vendoset pllakë përkujtimore për policët që vdiqën gjatë përleshjeve në “Lagjen e Trimave”

Vendoset pllakë përkujtimore për policët që vdiqën gjatë përleshjeve në “Lagjen e Trimave”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski bashkë me delegacionin nga MPB sot në Kumanovë shpalosi përkujtimoren e 8 policëve të vrarë gjatë përleshjeve në “Lagjen e Trimave” në maj të vitit 2015.

Spasovski tha se këtë policë në vepër e dëshmuan patriotizmin e tyre dhe dashurinë për atdheun.

“Kjo pllakë përkujtimore le ta bartë porosinë për respektin e thellë, dashurinë ndaj atdheut, paqe dhe bashkëjetesë për të gjithë gjeneratat e ardhshme. Përkujtimorja për heronjtë tanë asnjëherë nuk do të fshihet nga kujtesa e kohës. Heronjtë jetojnë përjetësisht- lavdi”, tha Spasovski.

 

MARKETING