Vuçiq me Kovaçevskin: Ne jemi vende vëllazërore, nuk kërkojmë asgjë nga vëllezërit tanë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka postuar në Instagram një fotografi me kryeministrin e Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski.
“Me mikun tim Dimitar Kovaçevski, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë vërtet vende mike. Nëse më pyetni mua, vende vëllezërore. Nuk do të ketë dhe nuk duhet të ketë keqkuptime mes nesh. Ne nuk kërkojmë asgjë nga vëllezërit tanë, e vetmja gjë që ofrojmë është miqësia e sinqertë”, ka shkruar Vuçiq.
View this post on Instagram