Arrestohet personi që sulmoi fizikisht ekipin e televizionit Alsat

Arrestohet personi që sulmoi fizikisht ekipin e televizionit Alsat

Në orët e pasditës në shkup është arrestuar sulmuesi i ekipit të Televizionit Alsat, njoftoi MPB-ja.

“Zyrtarët policor nga SPB-Shkup sot e kanë privuar nga liria S.E. (53) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit të B.J. (39) nga Shkupi, kameraman i televizionit Alsat, se derisa sot bashkë me dy persona të tjerë po filmonin një intervistë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, një burrë ka dalë nga një dyqan berberi dhe e ka sulmuar fizikisht”, thuhet në komunikatën e MBP-së.

Siç njofton MPB-ja, menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura dhe sulmuesi është identifikuar dhe ndaluar nga punonjësit e policisë.

Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.

MARKETING