Micevski kërkoi që votohen menjëherë ndryshimet kushtetuese: Na lejoni të shprehim mendimin tonë

Micevski kërkoi që votohen menjëherë ndryshimet kushtetuese: Na lejoni të shprehim mendimin tonë

Koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, ka kërkuar që të votohet në seancën e sotme, duke e patur parasysh se ka numër të madh të deputetëve.

“Që të jemi në nivelin e seancës së sotme, në manirin evropian, nëse ka numër të mjaftueshëm të deputetëve, ndërsa e shoh se ka, propozimin ta vendosim në votim, që të shohim kush për çfarë jemi. Për këtë shkak jemi këtu që të mos na akuzonin se po bllokojmë, jemi në sallë. Do të na lejoni që të deklarohemi, sipas bindjeve tona, në frymën e demokracisë dhe do të na lejoni të votojmë dhe të shohim rezultatet e votimit”, tha deputeti Micevski, raporton SHENJA.

MARKETING