Siljanovski: Kjo Qeveri nuk ka mandat për të ndryshuar kushtetutën

Siljanovski: Kjo Qeveri nuk ka mandat për të ndryshuar kushtetutën

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se asnjëherë dhe askund preambula nuk ka qenë garanci apo vend për promovimin e identiteteve etnike, por është filozofi e kushtetutës.

“Asnjëherë dhe askund preambula nuk ka qenë garanci apo vend për promovimin e identiteteve etnike, por është filozofi e Kushtetutës. Kushtetuta nuk ndryshohet në vitin e fundit të mandatit. Tani dëgjojmë nga një ministër i rilindjes se procesi mund të kishte përfunduar deri në fund të mandatit, me britmën e fundit parlamentare. Pyetja është se nga kush na vjen legjitimiteti, BE-ja apo qytetarët? Çfarë thonë qytetarët? Ku është mandati për këtë amendament? Neni 2 paragrafi 2 i Kushtetutës thotë se sovraniteti buron dhe u përket qytetarëve. A duhet të pyesim qytetarët?”, ka thënë Siljanovska, raporton SHENJA.

 

MARKETING