(VIDEO) Kërkohet dorëheqja e Jovevskit, kryeministri e cilëson si “profesionist”

(VIDEO) Kërkohet dorëheqja e Jovevskit, kryeministri e cilëson si “profesionist”

Platforma e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit kërkon dorëheqjen e prokurorit Ljubomir Joveski nga pozita e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas deklaratës së sotme të Platformës drejtuar Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga dokumentari “Vrasja në Tetovë”, hetimi i prokurorit publik për zjarrin në spitalin modular në Tetovë nuk është i plotë dhe nuk vlerëson sa duhet konkluzionet e paraqitura në Ekspertizën Zyrtare të ekspertëve gjermanë.

PLATFORMA E ORGANIZATAVE CIVILE PËR LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT

“Nga dokumentari “Vrasja në Tetovë”, hetimi i prokurorit publik për zjarrin në spitalin modular në Tetovë nuk është i plotë dhe nuk vlerëson sa duhet konkluzionet e paraqitura në Ekspertizën Zyrtare të ekspertëve gjermanë. Si rrjedhojë, në opinion po ngrihen dyshime për veprimet  profesionale të prokurorisë dhe neglizhencë të rrethanave që mund të zgjerojnë akuzat dhe të inkriminojnë persona të tjerë”.

Ndërkaq, kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, i beson prokuroit Ljubomir Joveski, sipas tij, ai është profesionist dhe është në dispozicion të Kuvendit për të ofruar të gjitha informatat për të gjitha rastet, si dhe për spitalin modular. Ai shtoi se të gjithë duhet ta dinë të vërtetën.

DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Kryetari i Prokurorisë Publike është zgjedhur në Parlament, është profesionis. Ai ka karrierën e tij brenda Prokurorisë. Kompetencat janë brenda kornizës së Kuvendit dhe ai mund t’i shtrojë pyetje çdo prokurori dhe mbi të gjitha kryeprokurorit. Unë besoj se ai duhet të jetë absolutisht i disponueshëm për çdo rast dhe veçanërisht për këtë rast, i cili ishte një nga ngjarjet më tragjike. Të gjithë duhet ta dinë të vërtetën”

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Në Tetovë dje janë mbajtur protesta, pas dokumentarit të IRL. Ata kërkuan përgjegjësi dhe shkarkimin e prokurorëve që punuan në hetim

Përndryshe, 14 persona humbën jetën nga zjarri në spitalin modular të Tetovës në vitin 2021. Në lidhje me rastin, Gjykata e Tetovës ka shqiptuar dënim me kusht për drejtorët e akuzuar Florin Besimi dhe Artan Etemi dhe personin juridik Spitali klinik për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Aktgjykimi i pafajshëm u dha për mjekun Boban Vuçevski, i cili akuzohej për veprën penale “mosrespektim i rregullave shëndetësore”.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING