Kasami: Të dënohen fajtorët e vërtet të tragjedisë në spitalin modular

Kasami: Të dënohen fajtorët e vërtet të tragjedisë në spitalin modular

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në një konferencë për media, i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos luaj me ndjenjat e familjarëve të 14 viktimave që humbën jetën nga zjarri modular.
Ai ka kërkuar nga Qeveria që të merret me seriozitet për këtë çështje dhe të hetohen aktorët kryesorë të tragjedisë.
“Ne do jemi pjesë e ngritjes së zërit qytetarë dhe përgjegjësve të këtij rasti të dalin para drejtësisë”, tha Bilall Kasami.
Kasami mes tjerash tha se këto ditë si opozitë do ta ngrenë këtë çështje edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

MARKETING