Lëvizja Demokratike: Vdekja e 14 qytetarëve është arsye morale për dorëheqje të parevokueshme nga minstrat e BDI

Lëvizja Demokratike: Vdekja e 14 qytetarëve është arsye morale për dorëheqje të parevokueshme nga minstrat e BDI

Laboratori i Raportimit Investigativ (IRL) ndriçoi shumë të panjohura, por edhe të njohura, që ndërlidhen me djegien e spitalit modular të Tetovës, me ç’rast u dogjën për së gjalli 14 pacientë. Kjo ngjarje me përmasa tragjike nuk e pati epilogun e natyrshëm, sepse askush nuk e mori dënimin e merituar. Nuk u dënua askush, sepse shteti është kapur nga ata që nuk kanë asnjë grimcë ndërgjegje, sepse shteti është kapur nga të paprekshmit, të cilët edhe drejtësinë e trajtojnë si pronë të tyre dhe dënohen vetëm ata që janë pa “muskuj”.

Komprometimi i gjyqësorit tashmë është vërtetuar edhe përmes anketave të ndryshme, por edhe përmes reagimeve të ndërkombëtarëve. Tashmë edhe zogjtë e malit e dinë se kush mund të dënohet e kush jo. Është e madhe përgjegjësia e atyre që kontrollojnë pushtetin dhe është e çuditshme se si akoma bëjnë gjumë të rehatshëm pas asaj tragjedie të kobshme në spitalin modular të Tetovës.

IRL e bëri të ditur atë që e heshtën organet e drejtësisë, gjë që e bën tragjike-komike farsën e Gjykatës së Tetovës, e cila, pas disa seancave, mezi “mblodhi” forcë për t’i “shqiptuar” dënimet me kusht. Është e qartë se përse u minimizua përgjegjësia e një katastrofe që brenda pak minutave ua mori jetën 14 pacientëve.

Dorëheqja është një akt që ndërlidhet me përgjegjësinë morale. Pra është diçka që tregon për pjekurinë dhe seriozitetin e çdo individi që pajtohet të merr drejtimin e një organi shtetëror. E sa u takon dorëheqjeve të kushtëzuara nga minstrate BDI që i bënë për teatër, kjo ngjarje që mori jetën e 14 qytetarëve është arsye e vërtetë për dorëheqje të parevokushme, për përgjegjësinë që duhet ta mbajnë ministrat para gjithë opinionit, që të dëshmojnë minimumin e moralit në politikë!

Por, papërgjegjësia është bërë karakteristikë e partisë shqiptare në pushtet, e cila pësimet dhe tragjeditë e shumta të shqiptarëve i shënon me koncerte e ahengje të shtrenjta dhe pa iu skuqur fare fytyra. Në fakt, për t’u skuqur fytyra, duhet pasur fytyrë…

Lëvizja Demokratike

MARKETING