Kasami: Reagimet e Qeverisë nuk kanë të bëjnë me vizitën e Kurtit, por shqetësohen për bashkimin e opozitës shqiptare

Kasami: Reagimet e Qeverisë nuk kanë të bëjnë me vizitën e Kurtit, por shqetësohen për bashkimin e opozitës shqiptare

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami është prononcuar pas reagimeve të bëra nga Qeveria dhe Presidenti i shtetit, pas ardhjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Cair dhe Tetovë.

“Qeveria dje nuk ia doli ta fsheh apo kontrollojë frikën nga humbja në zgjedhjet e ardhshme, sidomos kur në pah doli fronti opozitar i bashkuar dhe me një përkrahje nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

E kuptojmë shqetësimin e Presidentit dhe Qeverisë, të cilës për çudi me përkrahje e reagime i doli krah edhe Beogradi, dhe e dimë se retorika e këtillë politike, nuk ka të bëjë aspak me vizitën e Albin Kurtit, por ka të bëjë me shqetësimin se opozita shqiptare në RMV po bashkohet dhe kësisoj ia numëron ditët kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit. Ardhja e kryeministrit Kurti sa ishte respekt dhe nder për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, po aq ishte edhe respekt për shtetin e Maqedonisë së Veriut, me të cilin është nënshkruar memorandumi i projektit të përbashkët, rrugës Tetovë-Prizren”, ka shkruar Kasami, raporton SHENJA.

 

MARKETING