(VIDEO) Kovaçevski: Tani është koha për vendime të guximshme për të ardhmen evropiane të të rinjve

(VIDEO) Kovaçevski: Tani është koha për vendime të guximshme për të ardhmen evropiane të të rinjve

Tani është koha për vendime të guximshme për të ardhmen evropiane të të rinjve. Kështu thotë kryeminsitri i vendit, Dimitar Kovaçevski, në urimin e tij, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, e cila shënohet më  12 gusht. I pari i qeverisë tha se nga viti 2018 e deri më sot, mbi 80 mijë të rinj i janë bashkuar “Garancisë  për të rinjtë”, ndërsa gati 40 për qind e pjesëmarrësve në këtë masë kanë marrë ofertë për punësim, arsimim të vazhdueshëm dhe trajnim dhe janë përfshirë në praktikë.

DIMITAR KOVAÇVSKI, KRYEMINSITËR I RMV-SË

“Të rinjtë janë bartës të progresit në çdo shoqëri, liderë në realizimin e ideve të reja, të freskëta dhe të guximshme për realizimin e të cilave duhet t’u japim mbështetje. Prandaj si Qeveri fokusohemi në krijimin e masave konkrete të cilat do t’i rrisin mundësitë për punësim të të rinjve. I inkurajojmë të rinjtë – bëhuni të zëshëm, le të dëgjohet zëri juaj, meritoni të ardhme për të cilën ne si gjeneratë para jush do të luftojmë me vendime të guximshme dhe shtetërore”.

Dimitar Kovaçevski në urimin e tij, gjithashtu shkruar se për ata të rinjë  deri 23 vjeç të cilët punojnë në prodhimtari kanë vendosur shtesë plotësuese  të rrogës prej 3.000 denarë, ndërsa studimin e kanë  lehtësuar me subvencionim të shujtës studentore. Ai thotë  se  si Qeveri janë përgjegjës edhe t’u mundësojnë të rinjve të ardhme dhe shumë më tepër mundësi të cilat do t’i realizojnë këtu në vend. Prandaj siç thotë Kovaçevski, luftojnë ta hapin  tërë rrugën drejt BE-së, të cilën duke e ecur së bashku me të rinjtë do ta përmirësojë jetën e tyre këtu. “Prandaj tani është momenti t’u dëshmojmë se mendojmë për ta dhe se nuk do t’i frenojmë mundësitë e tyre dhe përfitimet të cilat BE-ja i siguron edhe pa u zhvendosur jashtë atdheut”, thuhet në urimin e Kovaçevskit.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING