(VIDEO) “Adem Demaçi” solli kryeministrin Albin Kurti në Çair

(VIDEO) “Adem Demaçi” solli kryeministrin Albin Kurti në Çair

Gra, burra, pleq e fëmijë, kishin dalë në rrugë e me padurim prisnin arritjen e kryeministit të Kosovës, Albin Kurti. Kur, pa vonuar shumë, nën protokolle, e nën shoqërimin e shumë mbajtësve të rendit, Kurti arriti në Çair. Ndalesa e tij në Shkup, ishte përurimi i rrugës me emrin e patriotit dhe atdhetarit “Adem Demaçit”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, foli për veprat dhe figurën e Adem Demaçit, ndërsa tregoi mirënjohje për këtë gjest që kjo rrugë të mbartë emrin patriotit Demaçi.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

“Sa herë që një rrugë, një shesh a një shkollë emërtohet me emrin e një personi që ka ndërruar jetë, natyrshëm të vjen të pyesësh se çfarë do të mendonte për këtë ai person po të ishte gjallë. Kjo është gati e pamundur ta dish, por ajo çfarë mund të thuhet me bindje është se duke emërtuar këtë rrugë, këtu në Çair, në Shkup, me emrin Adem Demaçi po shenjohet me kuptimet e saj më të kulluara politike, historike dhe njerëzori”.

E arsyen se përse pikërisht këtë rrugë kishin vendosur ta emërojnë kështu, e tregoi kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.

Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit

“Këtu prapa meje, në këtë ndërtesë Adem Demaçi, 30 vite më parë qëndroi tek familja Toska, menjëherë pas mbajtjes së grevës së urisë, së bashku me një grup gazetarësh dhe intelektualësh të Kosovës e kishin mbajtur për të mbrojtur fjalën e lirë, pas veprimeve që ndërmerrte politika e Millosheviqit, për të heshtur lirinë e fjalës në Kosovë, duke i mbyllur të gjitha mediat në gjuhën shqipe. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, kjo ishte rruga e rij e preferuar, në të cilën shetiste”.

E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe mbesa e bacës Adem, Fitore Shahini, e cila tregoi se nga fëmijëra e saj, dajën e mban mend vetëm nëpër burgje.

Fitore Shahini, mbesa e Adem Demaçit

“Që nga mosha 5 vjeçare mbaj mend vetëm burgje. Burgu I dytë I dajës tim ka qenë kur isha unë vetëm 5 vjeçare, tërë kohën kam jetuar duke menduar kohën se kur daja im do të lërohet nga burgu, kujt do të kem kujt ti them dajë”.

Deri tani, kjo rrugë është quajtur “Brigada e dytë Maqedonase”. Nga Shkupi, Kurti u nis për në Tetovë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING