(VIDEO) Dy të vdekur dhe tre të lënduar nga një aksident zinxhiror

(VIDEO) Dy të vdekur dhe tre të lënduar nga një aksident zinxhiror

Aksidentet rrugore, të cilat po përfundojnë me fatalitet, nuk kanë të ndalur. Në mëngjesin e ditës së sotme, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë në aksidentin rrugor në Rosoman. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme,  fillimisht janë përplasur dy vetura, më pas një automjet mallrash ka dalë nga rruga në mënyrë që të evitojë aksidentin, ndërsa vetura e katërt ka goditur automjetin e mallrave.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Sot rreth orës 06:30 në Stacionin Policor Kavadar është raportuar se në rrugën rajonale Prilep – Rosoman, afër vendit të quajtur ‘Kamen doll’, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit ‘Fiat Doblo’ me targa të Prilepit, i drejtuar nga K.Gj.(55 ) nga Prilepi dhe veturës së pasagjerëve ‘Volksëagen Golf’ me targa të Shtipit, që po drejtohej nga L.S.(61) nga Shën Nikolla”.

Nga MPB shtojnë se më vonë, në të njëjtin vend automjeti i udhëtarëve “Daevu Matiz” me targa të Shtipit i drejtuar nga S.S.(55) nga Shën Nikolla është përplasur me furgonin “Mercedes” me targa të Shkupit,  i drejtuar nga I.I. 52) nga Shkupi, i cili paraprakisht doli nga rruga për t’iu shmangur dy veturave të përfshira në aksident.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit K.Gj. dhe pasagjeri në automjetin ‘Golf’, S.S.(55) nga Shën Nikolla, vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave të Kavadarit”.

Përndryshe, në fillim po të këtij muaji, në mos repsketimin e rregullave të komunikacionit, tek udhëkryqi që lidh Butelin me Shuto Orizarën, dy vetura mercedes, njëra me targa të Shkupit dhe tjetra  me targa Italiane, u përplasen njëra me tjetrën dhe humbën kontrollin, por kjo  25 vjeçarit shkupjan i kushtoi me jetë, i cili në ato momente ishte duke pritur semaforë ashtu edhe siç duhet.

Ndërkaq, jo vetëm kaq,  një aksident tjetër tragjik ndodhi dy ditë më vonë, ku  në rrugën rajonale Krushevë-Krivogashtan, humbën  jetën një grua dhe vajza e saj e mitur.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING