(VIDEO) Pacientja e infektuar nga ethet hemorragjike nisi terapinë me ilaçin e ri

(VIDEO) Pacientja e infektuar nga ethet hemorragjike nisi terapinë me ilaçin e ri

Ilaçi ripavirin kundër etheve hemorragjike kongo-krime, që sot  ka filluar të përdoret në Klinikën për Sëmundje Infektive. Drejtoresha e kësaj klinike Milena Stevanoviq, bëri me dije se pacientja e hospitalizuar, ka hyrë në fazën e ashtuquajtur hemorragjike dhe kanë vendosur që për të ta përdorin ilaçin, duke pasur parasysh se i njejti përdoret vetëm për pacientët me formë më të rëndë të sëmundjes.

Milena Stevanoviq, drejtoresh e Klinikës Infektive

“Pacientja është stabile, hynë në fazë në të cilën pritet gjakderdhje e ashtuquajtura faza hemorragjike. Mbrëmë për herë të parë tek ajo është vërejtur gjakderdhje vaginale e lehtë, nuk është masovike, megjithatë kjo është një shenjë që tregon alarm serioz. Në mbledhjen e sotme të Klinikës Infektive është vendosur dhe  është vlerësuar se sot duhet të fillojmë ta përdorim ilaçin, që është sjellë në vendin tonë”.

Në pyetjen se nëse vendi ynë do ta kishte pasur këtë ilaç, a do ta shpëtonte pacienten nga Shtipi e cila ndërroi jetë, këtë e mohoi drejtoresha e Klinikës.

Milena Stevanoviq, drejtoresh e Klinikës Infektive

“Pacientja nga Shtipi ishte diagnostifikuar dhe vdekur për disa orë dhe nuk ka mundur të jetë e shpëtuar me këtë ilaç. Asnjë shtet nuk e ka këtë lloj ilaçi në rezerva, përveç kolegëve infektologë dhe organizatave që punojnë në zonat endemike ku ka kësilloj ethesh endemike. Deri tani ne nuk kemi pasur pacientë me ethe hemorragjike kongo-krime”.

Ajo më tej shpjegoi se nuk është konstatuar as si numër e as si përqindje efektiviteti i ilaçit për shpëtimin e jetës. Ndërkaq, konfirmoi se i njejti mund të shkaktojë edhe efekte te padëshirueshme.  Stevanoviq tregoi se ilaçi është siguruar brenda 24 orëve.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING