(VIDEO) Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve

(VIDEO) Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve

Protestës së pensionistëve të enjten iu bashkuan edhe pensionistët nga Strumica, të cilët revoltën e tyre për pensionet e ulëta e shprehën para Komunës së Strumicës dhe kërkuan edhe një herë rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë.

Pensionistët thonë se me këto shtrejtime që janë, dhe me pensionet minimle që kanë nuk mund të paguajn taksa, të marrin ilaçe dhe ushqime, pra nuk mund të jetojnë me dinjitet. Ata kërkojnë që pensionet të rriten deri në 20 mijë denarë, në mënyrë që të kenë një jetë normale dhe të mos përfundojnë si raste sociale. Sipas tyre, pensionistët kanë ndarë mjete për Fondin Pensional për 30 deri në 40 vjet dhe prandaj autoritetet duhet t’i pranojnë kërkesat e tyre.

Gjatë ditës se mërkurë edhe pensionistët e qytetit të Shkupit shprehën paknaqësin e tyre rreth pensioneve të ulëta. Ata revoltën e tyre e treguan  para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku kërkuan rritje të pensioneve.

Jo vetëm pensionistët e qyetit të Shkupit dhe Strumicës po shprehin paknqësi rreth pensioneve, por tani më disa ditë edhe në qytetet e tjera si në Veles, Tetovë, Sveti Nikollë, Koçanë, Kumanovë dhe Prilep pensionistët po kërkojnë pensione më dinjitoze.

Pensionistët, për më 14 gusht kanë paralmaëruar protestë të përbashkët në Shkup.

Konform Metodologjisë së re për llogari të pensioneve, në mars pensioni mesatar nga 17.666 denarë është rritur në 19.150 denarë, ndërsa pensioni minimal vazhdon të mbetet 12 mijë denarë.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

MARKETING