Tek pacientja e sëmurë ka filluar përdorimi i ilaçit ripavirin kundër etheve hemorragjike kongo-krime

Tek pacientja e sëmurë ka filluar përdorimi i ilaçit ripavirin kundër etheve hemorragjike kongo-krime

Ilaçi ripavirin kundër etheve hemorragjike kongo-krime, që sot  ka filluar të përdoret në Klinikën për Sëmundje Infektive. Drejtoresha e kësaj klinike Milena Stevanoviq, bëri me dije se pacientja e hospitalizuar, ka hyrë në fazën e ashtuquajtur hemorragjike dhe kanë vendosur që për të ta përdorin ilaçin, duke pasur parasysh se i njejti përdoret vetëm për pacientët me formë më të rëndë të sëmundjes.

 “Pacientja është stabile, hynë në fazë në të cilën pritet gjakderdhje e ashtuquajtura faza hemorragjike. Mbrëmë për herë të parë tek ajo është vërejtur gjakderdhje vaginal e lehtë, nuk është masovike, megjithatë kjo është një shenjë që tregon alarm serioz. Në mbledhjen e sotme të Klinikës Infektive është vendosur dhe  është vlerësuar se sot duhet të fillojmë ta përdorim ilaçin, që është sjellur në vendin tonë”, ka deklaruar Milena Stevanoviq, drejtoresh e Klinikës Infektive, raporton SHENJA.

MARKETING