Aksidenti me dy viktima në Maqedoni, MPB jep detaje, janë përfshirë katër makina

Aksidenti me dy viktima në Maqedoni, MPB jep detaje, janë përfshirë katër makina

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi sot në Rosoman, ku jetën humbën 2 person.
Fillimisht janë përplasur dy makina, më pas një automjet mallrash ka dalë nga rruga në mënyrë që të evitojë aksidentin, ndërsa makina e katërt ka goditur automjetin e mallrave.
“Sot rreth orës 06:30 në Stacionin Policor Kavadar është raportuar se në rrugën rajonale Prilep – Rosoman, afër vendit të quajtur “Kamen doll”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Fiat Doblo” me targa të Prilepit, i drejtuar nga K.Gj.(55 ) nga Prilepi dhe veturës së pasagjerëve “Volksëagen Golf” me targa të Shtipit, që po drejtohej nga L.S.(61) nga Shën Nikolla”, njofton MPB.

MARKETING