Walid Hamidi lë Shkupin, transferohet te Ballkani!

Walid Hamidi lë Shkupin, transferohet te Ballkani!

FC Shkupi në fillim të këtij sezoni humb edhe njërin nga lojtarët kryesor të ekipit. Bëhet fjalë për Ëalid Hamidin që largohet nga Shkupi.TV SHENJA, mëson se Hamidi ka arritur marrëveshje me skuadrën kampione të Kosovës, Ballkanin.

Algjeriani pritet ti bashkohet këto ditë skuadrës së Ballkanit, të cilët gjithashtu po vazhdojnë garat në eliminatoret e Ligës së Konferencës, ku po bëjnë sërish paraqitje dinjitoze.

26 vjeçari te Shkupi erdhi verën e vitit 2021, ku me fanellën e bardhekaltërve regjistron 70 paraqitje, gjashtë gola dhe shtatë asiste.

MARKETING