(VIDEO) Departamenti i Shtetit inkurajon Shkupin dhe Sofjen që të vazhdojnë dialogun
I inkurajojmë Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që të vazhdojnë me dialogun e tyre bilateral për tejkalimin e ndryshimeve. Kështu porositi Stejt Departamenti, për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, 10 ditë para se të mbahet seanca për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Stest Departamenti rithekson se mbështesin integrimin e Maqedonisë së Veiut, në Bashkimin Evropian.
Departamenti Amerikan i Shtetit
„SHBA e mbështet fuqishëm gjithë integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Një BE që e përfshin Ballkanin Perëndimor, posaçërisht Maqedoninë e Veriut, do të jetë më e fuqishme dhe më e begatë. I inkurajojmë qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të vazhdojnë me dialogun e tyre bilateral për tejkalimin e ndryshimeve, plotësimin e marrëveshjeve paraprake dhe mbështetje në qasjen e shpejtë të RMV-së”.
I dërguari i posatshëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar, muajin e kaluar, kishte thënë se SHBA është angazhuar me qeverinë e re bullgare që të sigurohen se nuk do të ketë kërkesa të reja, pasi të plotësohen detyimet nga marrëveshjet egzistuese.
Seanca për mbajtjen e fazës së parë të ndryshimeve kushtetuese, gjegjësisht për votimin e nevojës për ndryshimin e Kushtetutës, është caktuar për më 18 gusht.
Mirëpo deri tani ende nuk ka konsensus mes partive në pushtet dhe opozitë për këto ndryshime, që do të nënkuptojnë inkorporimin e bullgarëve në Kushtetutë, që është si kusht për hapjen e kapitujve negociues.
Emine Ismaili /SHENJA/