Nesër pa ujë dy rrugë në Çair
Për shkak të një defekti në gypin e ujësjellësit prej f – 200 mm në rr. “Nikolla Maleshevski” nr.24, nesër pa ujë do të jenë shfrytëzuesit nga rr. “Nikolla Maleshevski”, si dhe një pjesë e rr. “Brigada maqedono-kosovare” në Komunën e Çairit.
Nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi informojnë se ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë prej orës 13:40 deri në mënjanimin e defektit.