MPB: 178 shoferë të gjobitur në Shkup, 67 për tejkalim të shpejtësisë
SPB Shkup edhe dje ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 178 gjoba, prej të cilave 67 janë për tejkalim shpejtësie, 6 për vozitje pa leje, 3 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 6 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes”, thuhet në raportin e policisë.
Nga policia shtojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.