(VIDEO) Mbi gjysmë milionë euro për të shënuar festat

(VIDEO) Mbi gjysmë milionë euro për të shënuar festat

Kompania “Skopje Film Studio” ka fituar tenderët për organizimin e katër “Festave Shtetërore” deri në fund të vitit, ndërsa kompania “Arbëria Design” do të organizojë kremtimin e përvjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe poashtu festën e Ditës së Alfabetit Shqip më 22 nëntorë.
Sipas kontratës së shpallur nga Byroja e Prokurimit Publik, “Skopje Film Studio”, e cila ishte ofertuesi i vetëm në shpallje, do të marrë rreth gjysmë milioni euro për organizimin e 2 gusht – Ditës së Republikës, si dhe për 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë, 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Kombëtare dhe 8 Dhjetorin – Shën Klementin e Ohrit.
BYROJA E PROKURIMIT PUBLIK
“Kompania do të marrë rreth 350 mijë euro për “dizajnimin dhe zbatimin e aktiviteteve që do të ofrojnë mbështetje krijuese, prodhuese, teknike dhe organizative për realizimin e eventeve për të përkujtuar” këto katër festa dhe rreth 150 mijë euro të tjera për një event, në lidhje me nismën rajonale Open Ballkan”.
Byroja e Prokurimit Publik gjithashtu njoftonë se për shërbime hotilerike , si dhe për kreativitet, kompania “Arbëria Design” do të marrë rreth 100 mijë euro për dy kontrata nga e njëjta shpallje.
BYROJA E PROKURIMIT PUBLIK
“E para është për shërbime deri në 4.200.000 denarë ose 70.000 euro dhe ka të bëjë kryesisht me ofrimin e hotelerive si dhe shërbimeve që kanë të bëjnë me pajisje për organizimin e ngjarjeve, dhe e dyta për shërbime deri në 1.800.000 denarë, gjegjësisht rreth 30.000 euro për mbështetje logjistike dhe krijuese”.
Në ofertën që është pjesë përbërëse e kontratës së dytë, “Arbëria Design” do të marrë rreth 5000 euro për konceptin e organizimit të një eventi për 22-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë dhe një shumë të ngjashme do të marrë për “një poezi të një poet i njohur, aranzhim muzikor dhe regjistrim audio i një kënge” me rastin e përvjetorit”.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING