(VIDEO) Shqipëri-Maqedoni e Veriut, tash e tutje me kontroll të përbashkët kufitar

(VIDEO) Shqipëri-Maqedoni e Veriut, tash e tutje me kontroll të përbashkët kufitar

Kryeministri i Maqedonisë  e Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe homologu i tij Edi Rama, sot në Qafë Thanë, përuruan projektin On-Stop Shop, që është  pikëkalimi kufitar të përbashkët ndërmjet të dyjave vendeve.

Kovaçevski tha se në këtë mënyrë u lehtësohet puna 11 mijë kompanive nga Maqedonia e Veriut, që janë të orientuara drejt eksportit dhe tregtisë me vendet e tjera, ndërsa tha se mundësohet qasja më e lehtë në portet dhe vendet turistike në Shqipëri.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Lehtësimi i fluksit të njerëzve dhe kapitalit rrit njëkohësisht lidhjet dhe komunikimin mes njerëzve. Ajo rrit shoqërimin mes njerëzve, diçka që për gjysmë shekulli i mungonte Shqipërisë dhe Maqedonisë asokohe, por tani paraqesim shembull se si duhet të sillen dy vendet fqinje”

Kryeministri  Edi  Rama tha se ky program kufitar ka “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe sipas tij, ka lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara.

EDI RAMA,KRYEMINSITËR I SHQIPËRISË

“Në fakt, liberalizimi i lëvizjes sjellë më shumë lehtësim, por sjellë edhe më shumë transparencë, sjellë edhe më pak rrezik për praktika të këqija në trajtimin e qytetarëve dhe në trajtimit e subjekteve tregtare dhe patjetër sjellin më shumë rrijte të përgjegjësisë për të gjitha agjencitë ligjë-zbatuese në pikat kufitare”.

Ndërkaq, në këtë ceremoni  ishte i pranishëm edhe zv kryeministri i vendit, Artan Grubi, i cili tha se se ky projekt shënon një bashkëpunim të madh ndërmjet dy vendeve dhe se me projektet e tilla nuk mbarojnë këtu por vazhdojnë deri në largimin e plotë të kufijve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING