(VIDEO) Merr fund protesta e banorëve të Sllupçanit

(VIDEO) Merr fund protesta e banorëve të Sllupçanit

EVN dhe banorët e Sllupçanit arritën marrëveshje. Ekipet e Elektrodistribuimit do të fillojnë zbatimin e projektit për rindërtimin e rrjetit në Sllupçan, njoftuan nga EVN. Aktualisht ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

EVN

“Është arritur marrëveshje me banorët e Sllupçanit dhe janë dhënë garanci nga pushteti lokal dhe nga të gjitha partitë politike. Javën e ardhshme, në organizim të ministrit të ekonomisë dhe kryetarit të Komunës së Likovës, do të mbahet një takim në komunën e Likovës, ku do të dakordohen të gjitha detajet e organizimit dhe realizimit të projektit, ndërsa në 9 gusht do të fillojë puna në terren”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se jo të gjithë banorët e fshatit Sllupçan apo fshatrave përreth kanë zhvilluar trazira kundër EVN-së, që të mos mund të korrigjohet defekti në rrjetin e shpërndarjes elektrike. Sipas tij, gjithmonë bëhet fjalë për individë të cilët duhet të identifikohen si përgjegjës për pengimin e punës së kompanisë që kryen një shërbim publik.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Meqenëse punëtorët e EVN-së kërkuan garanci që të mund të hynin, që persona të caktuar të mos i ndalonin, pushteti lokal ua dha ato garanci. MPB-ja është duke e kryer punën e saj pa probleme në territorin e komunës së Likovës dhe tashmë po punohet në terren. Fshati ka një numër të madh të njerëzve familjar. Kur shkoni në Treg të gjelbërt apo Bit Pazar, nuk do të gjeni asnjë produkt nga Aerodromi, Qendra apo Karposhi. Produktet vijnë kryesisht nga zonat rurale. Njerëzit familjarë paguajnë vetë energjinë elektrike, por ka individë që duan të abuzojnë më shumë njerëz për qëllimet e tyre. Ne nuk do ta lejojmë këtë”.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se me atë që po ndodh jo vetëm në Sllupçan, por edhe në disa vende në Likovë, është një situatë e cila është e kundërligjshme dhe në atë pjesë absolutisht jo një herë, por disa herë, policia ka vepruar së bashku dhe në bisedë me të gjitha institucionet dhe me pushtetin lokal.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING