(VIDEO) Deputeti Basri Bajrami i Lëvizjes Besa kalon i pavarur
Deputeti i deritanishëm i Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami, nga sot do të jetë i pavarur. Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi dërguar kryetarit të Kuvendit, ku thotë se nga sot vazhdon të funksionojë si deputet i pavarur në Kuvend. Me largimin e Bajramit, Lwvizja Besa mbeti vetwm me deputetin Fadil Zendeli.
BASRI BAJRAMI,ISH DEPUTET I LËVIZJES BESA
“Unë, deputeti Bastri Bajrami, ju njoftoj se nga sot do të veproj si deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Ky vendim nga deputeti Basri Bajrami vjen pasi pak ditw mw parw kishte një takim tripalësh të opozitës mes Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami për një opozitw, siç thonë ata më të konsoliduar, duke e quajtur atë “fronti opozitar”.
Pas këtij takimi, në proflin e tij në Facebook, reagoi mënjëher Sekretari Organizativ i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, i cili tha se menjëher distancohet nga kjo nismë.
Samir Mustafa /SHENJA/