Sanksionohen 227 shoferë, 49 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 227 sanksione, prej të cilave dyzet e nëntë sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dyzet e nëntë kundërvajtje për shoferët e motoçikletave.
Siç kumtoi MPB-ja, janë shqiptuar edhe dymbëdhjetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë sanksione për automjete të paregjistruara.
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga MPB-ja.