Vonesa prej gjysmë ore në vendkalimet kufitare Tabanoc për hyrje dhe në Bogorodicë për dalje nga shteti
Në VK Tabanoc për hyrje dhe VK Bogorodicë për dalje nga shteti vërehet frekuencë e rritur e automjteteve, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi LAMM.
Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.