Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë qendrore

Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë qendrore

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë qendrore të martën, sipas Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Tërmeti ishte në një thellësi prej 12 km dhe ndodhi pranë qytetit jugor turk të Adanas, pranë kufirit me Sirinë.

Kanë kaluar gati gjashtë muaj pasi një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.8 ballë goditi Turqinë dhe vrau 53,227 njerëz.
Kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) Yunus Sezer tha se si pasojë e tërmetit nuk ka asnjë person të lënduar.

“Nuk ka asnjë situatë negative për momentin pas tërmetit me magnitudë 5.5 që ndodhi në orën 08:44 në rrethin Kozan të provincës Adana”, tha Sezer në një postim në Tëitter. “Ekipet e skanimit në terren po vazhdojnë dhe ekipet tona janë në gatishmëri”, shtoi ai.

Përdoruesit e mediave sociale në Kahramanmaras, epiqendra e tërmetit të shkurtit , thanë se lëkundjet u ndjenë “shumë të forta” në qytet.

Të tjerë thanë se ndjenë dridhje në Gaziantep, i cili u dëmtua rëndë në tërmetin e mëparshëm.

MARKETING