Arrestohet një i arratisur, i dënuar me 15 vjet burg
Nëpunësit policor të ekipit të Kërkimeve nga Departamenti për Çështje Kriminale Qendër dhe Bit Pazar sot e kanë privuar nga lriria S.A.(37) nga Shkupi.
Nga MPB-ja informuan se ndaj tij është lëshuar fletarrest qendror për shkak të arratisjes nga Burgu i Kumanovës, ku ka vuajtur dënimin me burg prej 15 vitesh.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe do të dërgohet në INP për vuajtjen e dënimit.