(VIDEO) Kontrabandohen 5 mijë kubanezë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

(VIDEO) Kontrabandohen 5 mijë kubanezë ndërmjet Maqedonisë së Veriut  dhe Serbisë

Policia e pesë shteteve evropiane ndërpreu zinxhirin e kontrabandistëve të cilët me një çmim prej 9 mijë eurosh për person, transferuan 5 mijë emigrantë kubanë në Evropë, përmes Serbisë dhe Greqisë. Siç thekson Europol në njoftimin e sotëm, destinacioni përfundimtar i atyre personave ishte Spanja. Kontrabandistët shfrytëzuan faktin se qytetarët kubanë nuk kanë nevojë për vizë për në Sërbi. Janë arrestuar 62 të dyshuar.

Hetimi zbuloi një rrjet të gjerë kriminal që vepronte në Serbi, Spanjë dhe Greqi deri në arrestim. Të dyshuarve iu gjet një sasi e madhe dokumentesh të falsifikuara të përdorura nga emigrantët. Ata hynë në Serbi legalisht dhe më pas kontrabandistët i transferuan në Greqi pastaj në Spanjë përmes rrugëve ilegale përmes Maqedonisë së Veriut.

Në territorin e Serbisë janë arrestuar V.SH dhe M. SH, ndërsa në territorin e Spanjës u arrestuan 18 anëtarë të këtij grupi të organizuar kriminal. Dyshohet se nga tetori 2022 deri në prill të këtij viti janë kontrabanduar të paktën 53 emigrantë të paligjshëm, shtetas kubanë. Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING