(VIDEO) Vazhdojnë reagimet për djegien e automjetit të komshiut të Grubit

(VIDEO) Vazhdojnë reagimet për djegien e automjetit të komshiut të Grubit

Vazhdon të komentohet vetura e djegur e zv/kryeministrit Artan Grubi, gjatë mëngjesit të së shtunës. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, thotë se i gjithë rasti duhet të hetohet në detaje, sipas tij, autorët të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë dhe se publiku ka të drejtë të dijë nëse ka apo jo pasuri të fshehur.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Por ajo që dihej edhe për oponionin  është se automjeti nuk ishte në pronësi të zotërisë që përmendëm, por ishte në pronësi të ndonjë personi tjetër juridik që ishte i lidhur me disa aktivitete të tjera afariste në të kaluarën. Ndaj i bëj thirrje autoriteteve që të hetojnë në detaje këtë rast, sigurisht që autorët të dalin para drejtësisë, por edhe lidhja e personit që përmendët me kompaninë që zotëron këtë mjet, pres që sa më shpejt të hetohet dhe të zbardhet para oponionit, sepse nuk duhet të lëmë pas vetes mistere të tilla, aq më tepër që jemi politikanë dhe kryejmë veprimtari publike, të dihet se a fshihet apo nuk fshihet pasuria publike”

Ndërkaq, zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi sot nuk ka dashur të komentojë për këtë rast. Ai tha se institucionet kompetente janë duke e shqyrtuar rastin.

FATMIR BYTYQI,ZV KRYEMINSITRI PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Prokuroria Themelore Publike dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit janë duke e shqyrtuar këtë rast. Sinqerisht, ata duhet të sqarohen. Nuk jam as pjesë e Prokurorisë Themelore Publike dhe as e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”.

Përndryshe, reagime të tilla kishte edhe ditëve të kaluara nga disa kolegë ministra të Artan Grubit dhe gjithashtu nga disa parti politike në vend.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING