Zhgënjen Shkëndija e Tetovës në Ligën e Konferencës, eliminohet nga Haverfordwesti i Uellsit përmes penalltive

Zhgënjen Shkëndija e Tetovës në Ligën e Konferencës, eliminohet nga Haverfordwesti i Uellsit përmes penalltive

Shkëndija e Tetovës, jashtë çdo parashikim, eliminohet që në raundin e parë të Conference League nga Haverfordwest. Edhe pse kishte përballë një kundërshtar inferior në cilësi, skuadra tetovare dështoi të mbronte avantazhin e ndeshjes së parë (1-0), teksa pësoi gol pak para se të mbyllej koha e rregullt dhe në fund ra në “ruletën” e penalltive.

Edhe pse ishte dominuese në qarkullimin e topit dhe në raste, kuqezinjtë, ndoshta edhe duke pasur fatin kundër, u ndëshkuan në minutën e 89-të nga Jekins, i ndihmuar edhe nga devijimi i topit, që mori një trajektore të pakontrollueshme nga Taleski.

Ndeshja shkoi në shtesë, por përtej mundësive që pati veçanërisht Çinari, fati i Shkëndijës do të vedosej në goditjet e 11-metërshave.

Pikërisht në “ruletën” e pellative del në pah cilësia e portierit të Haverfordëest, Jones, që priti goditjet e Çinarit dhe Ramadanit, ndërsa Adili u ndal nga shtylla.

Festë e jashtëzakonshme në radhët e vendësve për këtë kualifikim historik për ta, zhgënjim në radhët e Shkëndijës, për këtë eliminim ndoshta të pamerituar.

MARKETING