FC Shkupi me lehtësi kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

FC Shkupi me lehtësi kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Ashtu edhe siç pritej FC Shkupi ka siguruar biletë për të raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, njofton SHENJA. Ndeshja e kthimit u mbyll me barazim pa gola, por falë fitores së thellë 5:0 në ndeshjen e parë në Lituani, skuadra nga Çairi avanson më tej.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura edhe përkundër disa rasteve nga të dyja skuadrat. Pamjet të njejta edhe në fraksionin e dytë, me të dyja skuadrat të cilat disa herë iu afruan golit, mirëpo nuk arritën që t’i finalizojnë me gol.

Ndryshe Shkupi në raundin e dytë kualifkues të Ligës së Konferenës do të përballet me Levskin e Sofjes.

MARKETING