Një kompani nga Serbia është përfshirë në listën e sanksioneve të SHBA-së sepse mbështet Rusinë

Një kompani nga Serbia është përfshirë në listën e sanksioneve të SHBA-së sepse mbështet Rusinë

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftoi më 20 korrik se po vendos sanksione ndaj pothuajse 120 individëve dhe kompanive për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në mesin e të sanksionuarve është edhe një kompani nga Serbia, MCI Trading DOO, me seli në Beograd.

Në njoftimin e Thesarit të SHBA-së, thuhet se kjo kompani ka ndihmuar kompaninë ruse AK Microtech që të blejë pajisje të teknologjisë së lartë nga prodhues nga Azia, Evropa dhe Lindja e Mesme.

Kështu, kompania ruse AK Microtech akuzohet se ka ofruar pajisje të teknologjisë së lartë për industrinë ruse të mbrojtjes.

Në njoftimin për shtyp thuhet se kjo firmë është e specializuar në transferimin e teknologjisë së huaj tek kompanitë ruse të prodhimit të mikroelektronikës, përfshirë ato që ofrojnë mikroelektronikë për industrinë ruse të mbrojtjes.

“Një numër i këtyre përdoruesve janë në listën e personave dhe subjekteve të bllokuara nga SHBA”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se “AK Microtech” përdor ndërmjetës jo-rusë për të “fshehur” marrësit rusë.

“Një nga ndërmjetësuesit e tillë është edhe kompania serbe MCI Trading DOO”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet më tej, MCI Trading i ka dërguar dhjetëra dërgesa firmës ruse AK Microtech që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Kompania MCI Trading dhe drejtori i saj Ivan Cvetiq ishin në listën e individëve dhe subjekteve të sanksionuar për, siç u tha, ndihmë materiale, sponsorizim ose ofrim të mbështetjes financiare, materiale ose teknologjike për kompaninë AK Michrotech.

MARKETING