Politico: BE do të propozojë një fond prej 20 miliardë eurosh për ushtrinë e Ukrainës

Politico: BE do të propozojë një fond prej 20 miliardë eurosh për ushtrinë e Ukrainës

MARKETING

Bashkimi Evropian do të propozojë një fond të dedikuar për të ruajtur rezervat ushtarake të Ukrainës për katët vitet e ardhshme, me një kosto deri në 20 miliardë euro. Kështu raporton Politico, duke cituar pesë burime të ndryshme diplomatike të njohura me planin që do të propozojë unioni evropian.

MARKETING

Sample Image

Propozimi është pjesë e garancive të sigurisë të rënë dakord me G7 dhe nuk parashikon që BE të paguajë drejtpërdrejt për armët e Ukrainës. Në vend të kësaj, Brukseli do t’i ndihmonte vendet të mbulonin kostot e tyre për blerjen dhe dhurimin e artikujve të tillë si municione, raketa dhe tanke.

Është një qasje që BE-ja miratoi menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Propozimi i dedikuar për fondin ushtarak është pjesë e përpjekjeve më të gjera të BE-së për të treguar angazhimin e saj afatgjatë ndaj Ukrainës.

Krahu diplomatik i BE-së, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, ka hartuar gjithashtu një plan që sugjeron një sërë angazhimesh sigurie që BE mund të bëjë ndaj Ukrainës në vitet e ardhshme.

MARKETING