Ukraina hodhi në erë urën e Krimesë, zyrtari rus kërkon hakmarrje: Terroristët kuptojnë vetëm gjuhën e forcës!
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, dhe njëherazi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit, i kërkoi vendit të tij sot të përdorë forcën kundër ukrainasve, të cilët i quajti “terroristë” pas sulmit të fundit në Urën e Krimesë.
“Rekordi global dhe përvoja jonë tregojnë se nuk ka përdorim të sanksioneve ndërkombëtare, apo paralajmërime kundër terroristëve. Ata kuptojnë vetëm gjuhën e forcës”, u shpreh Medvedev.
“Shtëpitë e tyre dhe shtëpitë e të afërmve të tyre duhet të hidhen në erë”, u shpreh Medvedev në zemëratën e tij ndaj ukrainasve që shkatërruan urën e Krimesë.