KFOR-i reagon për blerjen e dronëve nga Turqia: Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës për shuarjen e zjarreve…

KFOR-i reagon për blerjen e dronëve nga Turqia: Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës për shuarjen e zjarreve…

KFOR-i ka reaguar pasi kryeministri Kurti njoftoi se Kosova ka blerë dronin Bayraktar TB-2 nga Turqia. KFOR-i ka deklaruar se ata kanë autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë.

“Lidhur me përdorimin e të gjitha kategorive të dronëve dhe kufizimet përkatëse, duke përfshirë Bayraktar TB-2, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, Komandanti i Forcave të Kosovës (KFOR) ka autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i theksoi se vazhdon të mbështesë zhvillimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës për operacionet e mbrojtjes civile siç janë shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese, kërkimi dhe shpëtimi. /SHENJA/

MARKETING