Përplasje mes Ramës e Vuçiqit në konferencën për shtyp

Përplasje mes Ramës e Vuçiqit në konferencën për shtyp

Në fund të konferencës për shtyp në Beograd, mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka pasur tensione mes nikoqirit dhe mysafirit nga Tirana.
Sherri nisi kur kryeministri shqiptar foli për draftin e Statutit të Asociacionit, të cilin Rama ia ka dorëzuar presidentit francez dhe kancelarit gjerman.

Rama u shpreh se këtë draft për Statusin e komunave me shumicë serbe ia kishte çuar “kumbarëve të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës”, duke iu referuar Francës dhe Gjermanisë, gjë që solli dhe reagimin me tone të ashpra të liderit serb, shkruan A2CNN.

I menjëhershëm ishte reagimi i Vuçiqit, i cili tha se në Serbi ata i zgjedhin vetë kumbarët e tyre, duke shtuar se sipas marrëveshjes së Brukselit, është vetëm Serbia ajo që mund të propozojë statut të Asociacionit.

MARKETING