Vuçiç flet pas takimit me Ramën: Diskutuam qasjet e ndryshme për tensionet në veri, mbështes Procesin e Berlinit

Vuçiç flet pas takimit me Ramën: Diskutuam qasjet e ndryshme për tensionet në veri, mbështes Procesin e Berlinit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ndarë detaje nga biseda me kryeministrin, Edi Rama.

Vuçi deklaron se në fokus të bisedës ishin pikëpamjet e ndryshme për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Megjithatë, Vuçiq shkruan se mbështet Procesin e Berlinit dhe se pjesë e bisedës ishte dhe ndryshimi I trashëgimisë politike në rajon.

Lidhur me nismën “Ballkan i Hapur”, tanimë e mbyllur, edhe Vuçiç njësoj si Rama theksoi se kjo iniciativë solli fitime të mëdha ekonomike për vendet.

“Ne do të vazhdojmë të diskutojmë për Ballkanin e Hapur, do të kemi edhe disa orë bisedime sonte, kjo iniciativë ka sjellë përfitime të mëdha për të gjithë, mendoj se do të kontribuojë shumë më tepër për të në të ardhmen. Ai tha se në periudhën në vijim do të ketë më shumë takime lidhur me këtë iniciativë. Ju e dini që ne kemi përgatitur Wine Vision dhe sigurisht kemi biseduar për çështjet rajonale dhe pikëpamjet tona për Kosovën dhe Metohinë, por nuk mendoj se do të ishte e drejtë apo korrekte ta bënim në praninë e Ramës, këtë do ta lëmë për ne. Do të shihni se sa dukshëm është rritur shkëmbimi mes vendeve tona. Si import ashtu edhe eksport. Përkon edhe me Ballkanin Perëndimor, por edhe me marrëdhënie më të mira politike. E mirëpresim angazhimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit. E di planin e depërshkallëzimit që foli Rama, e di përmendësh. Serbia nuk mund ta bëjë e vetme pikën e tretë dhe bëhet fjalë për tërheqjen e njëkohshme të kryetarit të komunës, gjithçka tjetër e përmbushi Serbia. Ne duam paqe, po punojmë, sado e vështirë të jetë për ne, edhe pse e di që në Tiranë dhe Prishtinë ka nga ata që e shohin Serbinë fajtore për çdo gjë.”– tha presidenti Vuçiç.
Ndërkohë, kryeministri Rama ka bërë thirrje që Ballkani të fokusohet tek procesi i Berlinit për të ardhmen e përbashkët drejt BE.
Lidhur me tensionet në veri, Rama ka propozuar draftin e tij për asociacionin, i cili është refuzuar nga të dyja palët.

MARKETING