Ministri i Jashtëm turk Fidan, takohet me sekretarin e NATO-s, Stoltenberg

Ministri i Jashtëm turk Fidan, takohet me sekretarin e NATO-s, Stoltenberg

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Hakan Fidan u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg para takimit që do të mbahet mes delegacioneve të Türkiye-s, Suedisë dhe Finlandës rreth aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO, raporton Anadolu.

Pas takimit të ministrit Fidan dhe kreut të NATO-s, Stoltenberg në selinë e Aleancës në Bruksel, pritet që të takohen delegacionet e Türkiye-s, Suedisë dhe Finlandës për të zhvilluar bisedime rreth aplikimit të Suedisë.

Në delegacionin turk që do të marrë pjesë në takimin e kryesuar nga Stoltenberg, krahas ministrit të Jashtëm Fidan, do të marrin pjesë edhe kreu i MIT, İbrahim Kalın, kryekëshilltari i presidencës, ambasadori Akif Çağatay Kılıç dhe zv.ministri i Jashtëm, ambasadori Burak Akçapar.

Në takim është planifikuar të shqyrtohen hapat e ndërmarra në bazë të Memorandumit Trepalësh, nga Finlanda dhe Suedia kryesisht në aspektin e dimensioneve të ndryshme të luftës kundër terrorizmit, për periudhën që nga takimi i mëparshëm i mbajtur në Ankara më 14 qershor.

Me Memorandumin Trepalësh që u nënshkrua nga Türkiye, Finlanda dhe Suedia përpara Samitit të NATO-s në Madrid më 28 qershor 2022, u krijua Mekanizmi i Përhershëm i Përbashkët. Bisedimet e zhvilluara sot në NATO janë takimi i pestë i këtij mekanizmi.

MARKETING